Shtetas i huaj arrestohet në Gjakovë për vjedhjen e një trotineti elektrik
S

Shtetas i huaj arrestohet në Gjakovë për vjedhjen e një trotineti elektrik

Një shtetas i huaj është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë. Sipas njoftimit zyrtar, personi i dyshuar është kapur më 25 gusht, ndërsa rasti kishte ndodhur një ditë më parë, më 24 gusht, kur u raportua vjedhja e një trotineti elektrik, pronë e një shtetasi kosovar.

Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se e kishte përvetësuar trotinetin në mënyrë të paligjshme, shkruan AutoPortali.

“I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje,” thuhet në komunikatën e policisë.

TË FUNDIT