Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit
S

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit

Në kuadër të përpjekjeve për t’i kthyer qytetarëve më shumë hapësira publike në vijën bregdetare, në Durrës ka nisur një aksion për lirimin e plazheve të zaptuara. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga zona e Shkëmbit të Kavajës, ku po zhvillohet ndërhyrja për lirimin e territorit të bllokuar padrejtësisht nga subjekte private.

“Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore”, shkruajti Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ky aksion është pjesë e një nisme më të gjerë që synon të garantojë përdorimin e lirë të plazheve publike nga të gjithë qytetarët dhe turistët, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur fluksi në këto zona është më i lartë. Autoritetet vendore dhe institucionet përgjegjëse kanë angazhuar strukturat përkatëse për të identifikuar dhe liruar çdo hapësirë të zënë në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.

TË FUNDIT