Si e sfidoi fillestari Schumacher legjendarin Ayrton Senna – rivaliteti që ndryshoi Formula 1
S

Si e sfidoi fillestari Schumacher legjendarin Ayrton Senna – rivaliteti që ndryshoi Formula 1

Në fillim të viteve ’90, një incident i pazakontë që çoi në arrestimin e Bertrand Gachot i hapi derën debutantit Michael Schumacher në Formula 1. Shumë shpejt, talenti i ri u përplas me idhullin e tij të fëmijërisë, Ayrton Sennan dhe mes tyre nisi një nga rivalitetet më të zjarrta në historinë e F1.

Tensionet shpërthyen në 1992 gjatë garës në Brazil, ndërsa në Francë ndodhi përballja e parë serioze, ku Senna e kritikoi hapur Schumacherin për stilin agresiv të ngarjes. Schumacher kujtonte se ishte i frikësuar në atë moment, por më vonë e kuptoi se Senna po përpiqej ta mësonte dhe ta drejtonte.

Përplasjet në pistë vazhduan, kulmuan në Hockenheim, ku një manovër e Schumacherit e zemëroi rëndë Sennan. Sezoni 1994 pritej të sillte duel të madh midis tyre, por tragjedia e Imolës ndërpreu gjithçka. Vdekja e Sennas e tronditi botën, dhe Schumacher fitoi titullin e tij të parë në një ditë të hidhur.

Schumacher e përmblodhi kështu lidhjen e tyre dramatike:

“Nuk ndihem si fitues. Ndihem si humbës. Ayrton ishte masa e të gjithëve. Ai ishte heroi im kur isha fëmijë, kisha posterët e tij në mur. Kur erdha në F1, nuk besoja se garoja kundër tij. Ishte më i shpejti nga të gjithë”.

TË FUNDIT