Promovuesi i ri i WRC, Cosmobilis dhe Park Square Capital, po planifikon ndryshime për ta bërë kampionatin më tërheqës për tifozët dhe mediat.
CEO i ri Eric Boullier konfirmoi se garat nuk do të shkurtohen në mënyrë drastike, por disa prej tyre mund të zhvillohen në format tre-ditor në vend të katër ditëve.
Një ide që po shqyrtohet është modeli i përdorur në Estoni dhe Finlandë, ku të dielën zhvillohet një etapë e vetme, e përsëritur dy herë. Kjo do ta bënte më të lehtë transmetimin dhe do t’u mundësonte më shumë tifozëve të ndjekin nga afër garat.
Formati 48-orësh i testuar në Estoni u prit mirë edhe nga ekipet, pasi u kursyen kohë dhe para. Megjithatë, Boullier theksoi se jo të gjitha garat mund të kenë të njëjtin format, pasi secila ka karakteristikat e veta.
Kalendarin e WRC 2027 pritet ta kemi të finalizuar brenda dy muajve, me Skocinë, SHBA-në dhe Romën si gara kandidate. Ndërkohë, mbetet e pasigurt nëse Safari Rally Kenya do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionatit.



