Sigal Prishtina dhe Peja mësojnë kundërshtaret në Ligën ENBL
S

Sigal Prishtina dhe Peja mësojnë kundërshtaret në Ligën ENBL

Sigal Prishtina dhe Peja do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e pestë të Ligës ENBL, ku garojnë 27 skuadra evropiane. Vetëm 16 prej tyre do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt.

Peja do të debutojë në këtë ligë, ndërsa për Sigal Prishtinën kjo është hera e dytë, AutoPortali.

Gara nis më 23 shtator 2025 dhe përfundon në prill 2026, ku secila skuadër do të luajë tetë ndeshje katër si vendase dhe katër si mysafire.

Kundërshtarët e Pejës: Riga Zeli (Letoni), BC Iraklis (Greqi), Newcastle Eagles (Britani e Madhe), BC Spartak Sleven (Bullgari), BK Olomoucko (Çeki), Dziki Warszawa (Poloni), KK Dubrava (Kroaci) dhe një ekip që do të caktohet më vonë.

Kundërshtarët e Prishtinës: BK Opava (Çeki), Gimle Basket (Norvegji), Brussels Basketball (Belgjikë), Slovan Bratislava (Sllovaki), Tindastoll Saudarkrokur (Islandë), Keila Coolbet (Estoni), Manchester Basketball (Britani) dhe një skuadër nga Kroacia.

Pjesëmarrja e dy klubeve synon të forcojë imazhin e basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. /AutoPortali

TË FUNDIT