Sigal Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Slovan Bratislavës me rezultat 73:78 në kuadër të Grupit B në ENBL.
Prishtina ishte më e mirë në çerekun e parë duke e mbyllur atë me rezultat 22:15. Çereku i dytë në ndërkohë ishte tejet i baraspeshuar dhe përfundoi me rezultat 17-17.
Vendasit ia dolën të kundërpërgjigjen në çerekun e tretë, duke e fituar atë me rezultat 24:16, por Prishtina u rikthye në çerekun e fundit duke triumfuar me rezultat 23:17.
Lojtari më efikas te Prishtina ishte Deondre Burns me 24 pikë, dy kërcime dhe gjashtë asistime.
Me paraqitje tejet të mirë u dallua edhe Adrio Bailey, i cili shënoi 19 pikë, pati tetë kërcime dhe një asistim.
Për ekipin e drejtuar nga Michalis Kakiouzis, kjo ishte fitorja e tretë radhazi në ENBL pas atyre ndaj BC Gimle dhe Brussesl Basketball.
Në xhiron e ardhshme në ENBL, Prishtina do të jetë nikoqire e gjigantit kroat Dinamo Zagreb. /AutoPortali




