Sinner “tradhton” tenisin për Formula 1
S

Sinner “tradhton” tenisin për Formula 1

Fitorja historike e Jannik Sinner ndaj Carlos Alcaraz në finalen e Wimbledon-it është një moment i madh për tenisin italian. Por ajo që bëri bujë në rrjetet sociale ishte batuta e tij pas ndeshjes: “Falënderoj vëllain që është këtu vetëm sepse nuk ka Formula 1.”

Një shaka që fsheh një pasion të vërtetë. Sinner ka qenë gjithmonë i lidhur me botën e motorsportit. Në fëmijëri ëndërronte të bëhej pilot F1, por kushtet ekonomike nuk ia lejuan. Sot, ai është një nga figurat zyrtare të Formula 1, si Friend of F1, i ftuar në paddock, shpesh pranë skuadrës Ferrari.

Ndërkohë, edhe F1 po afrohet me tenisin: këtë vit në Wimbledon u panë pilotë si George Russell, Oliver Bearman dhe Liam Lawson. Në të njëjtën mënyrë, tenistë si Nadal, Federer dhe Djokovic janë bërë mysafirë të rregullt në garat e F1.

Sportet ndryshojnë, por pasioni dhe gara mbeten të njëjta.

TË FUNDIT