Prodhuesi kinez Zeekr ka prezantuar versionin e përmirësuar të 001, që duket të jetë makina elektrike më shpejt karikuese në botë.
Falë baterisë “Golden Brick” 95 kWh dhe arkitekturës 900-volt, modeli ngarkohet nga 10-80% brenda vetëm 7 minutash.Makinë me dy motorë ofron 912 kuaj fuqi dhe arrin 0-100 km/h në vetëm 2.83 sekonda, raporton Telegrafi.
Versioni me bateri 103 kWh rrit distancën deri në 437 milje, por me karikim pak më të ngadaltë, vetëm 10 minuta, përcjell AutoPortali.