Skandal në horizont në F1: Mercedes nën dyshime për shkelje rregullash
S

Skandal në horizont në F1: Mercedes nën dyshime për shkelje rregullash

Ndërsa Mercedes dominon sezonin me dy fitore të dyfishta, ekipi gjerman është nën vëzhgim të rreptë nga FIA për dyshime teknike. Që nga testet dimërore flitet se ata kanë gjetur një “zonë gri” në raportin e kompresionit të motorit, ndërsa kontrollet më të rrepta do të hyjnë në fuqi nga 1 qershori.

Në të njëjtën kohë, në Çmimin e Madh të Kinës u vu re edhe një sjellje e pazakontë e krahut të përparmë, i cili mbyllet në dy faza, gjë që mund të mashtrojë sensorët dhe t’u japë avantazh në frenim.

Konkurrentët kanë ngritur shqetësime dhe një ankesë zyrtare tashmë është dorëzuar në FIA. Tani mbetet të shihet nëse federata do të detyrojë Mercedesin të ndryshojë këtë zgjidhje apo do ta lejojë atë.

TË FUNDIT