Skandal në Rally e Kroacia: “Tre budallenj” vodhën Toyotën
S

Skandal në Rally e Kroacia: “Tre budallenj” vodhën Toyotën

Japonezi Takamoto Katsuta me Toyota Yaris fitoi edicionin e pestë të WRC Rally Kroacia. Drama ndodhi në etapën e fundit, kur lideri Thierry Neuville doli nga pista dhe humbi një fitore të sigurt, duke ia lënë triumfin pilotit japonez. Atmosfera ishte e shkëlqyer dhe organizatorët mbetën të kënaqur me numrin e madh të tifozëve.

Megjithatë, gara nuk kaloi pa probleme. Organizatori kryesor Daniel Saskin zbuloi disa incidente, përfshirë një vjedhje në Grobnik.

“Tre budallenj na turpëruan!”

“U vodhën disa pjesë të Toyotës dhe kërkoj që të kthehen. Është një turp i madh, bëhet fjalë për pjesë speciale. Kemi qindra mijëra spektatorë dhe pastaj tre budallenj bëjnë diçka të tillë”, tha Saskin.

Një tjetër incident i pazakontë ndodhi kur një spektator u fut në një pus për të filmuar pamje sa më spektakolare. Videoja e tij u bë virale me miliona shikime, por u kritikua ashpër.

FIA reagoi duke theksuar se sjellje të tilla janë të papranueshme, pasi rrezikojnë jo vetëm personin, por edhe garuesit dhe spektatorët e tjerë, duke bërë thirrje që tifozët të qëndrojnë vetëm në zonat e lejuara.

TË FUNDIT