Gjatë ndeshjes së Champions League mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezda, tifozët polakë shpalosën një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Ndeshja, e luajtur në stadiumin e Poznanit, përfundoi me fitoren 1:3 të skuadrës serbe, transmeton AutoPortali.
Pas ndeshjes, Crvena Zvezda postoi një foto të banerit në rrjetin “X”, duke shkruar “Dziękujemy” (“Faleminderit” në polonisht), si shenjë mirënjohjeje për këtë mesazh politik.
Dziękuję @LechPoznan!
🔴⚪️ #fkcz pic.twitter.com/YO5nh0LoRH
— FK Crvena zvezda (@crvenazvezdafk) August 6, 2025
Edhe pse Polonia ka njohur pavarësinë e Kosovës që në vitin 2008, një pjesë e tifozëve të saj shfaqin ende mbështetje për qëndrimet serbe.
UEFA ka ndëshkuar shpesh incidente të tilla me gjoba apo masa disiplinore, për shkak të përfshirjes së mesazheve politike në ndeshje.




