Max Verstappen shkon në Las Vegas me 49 pikë pas Lando Norrisit dhe mund të dalë matematikisht jashtë garës për titullin e Formula 1. Pas kësaj gare mbeten vetëm 58 pikë për t’u fituar, ndaj nëse Verstappen humbet të paktën 9 pikë ndaj Norrisit, ai eliminohet.
Skenarët që e nxjerrin jashtë:
– Norris fiton dhe Verstappen nuk shkon më lart se vendi i 3-të
– Norris i dyti dhe Verstappen maksimumi i 6-ti
– Ose kombinime të tjera të ngjashme ku diferenca rritet me 9 pikë.
Norris nuk mund ta fitojë titullin ende në Las Vegas, pasi matematikisht gara për titull vazhdon të paktën deri në Katar.
Ndërkohë, Piastri mund t’i marrë kryesimin Norrisit vetëm nëse fiton garën dhe Norris merr 0–1 pikë.



