Skoda ka prezantuar modelin e saj më të ri elektrik, Elroq, një SUV kompakt që synon të sjellë teknologjinë moderne, prakticitetin dhe çmimin e përballueshëm në një paketë të vetme. Me këtë model, Skoda e thellon më tej angazhimin e saj ndaj së ardhmes elektrike, duke ndjekur hapat e Enyaq, por në përmasa më të vogla dhe me qasje më urbane.
1. Platformë moderne dhe zgjedhje fleksibile motorësh
Elroq ndërtohet mbi platformën MEB të Volkswagen Group, të njëjtën që përdoret në VW ID.4 dhe Skoda Enyaq. Ajo ofrohet me disa versione motori dhe baterie: nga modeli Elroq 50 me bateri 52 kWh dhe fuqi 170 kuaj-fuqi, deri te Elroq 85x me bateri 77 kWh, fuqi rreth 220 kuaj-fuqi dhe sistem me katër rrota aktive (AWD).
2. Autonomi deri në 560 km
Varësisht nga versioni, Elroq ofron autonomi nga 370 km deri në 560 km sipas standardit WLTP, duke e bërë atë një zgjedhje të përshtatshme jo vetëm për qytet, por edhe për udhëtime më të gjata.
3. Karikim i shpejtë dhe efikasitet i lartë
Me karikim të shpejtë deri në 175 kW në modelet më të avancuara, Elroq mund të karikohet nga 10–80% në rreth 25–30 minuta. Sistemi për menaxhimin e temperaturës së baterisë ndihmon për një karikim më të qëndrueshëm, sidomos në kushte ekstreme moti.
4. Dizajn i freskët dhe aerodinamik
Me një stil të ri të quajtur “Modern Solid”, Elroq vjen me linja të thjeshta dhe një pjesë frontale të veçantë “Tech-Deck Face”, që e dallon nga modelet e tjera. Koeficienti aerodinamik prej vetëm 0.26 ndihmon në përmirësimin e efikasitetit.
5. Brendësi e zgjuar dhe teknologjike
Kabina përfshin një ekran qendror 13 inç, asistent zëri të avancuar me integrim të ChatGPT, si dhe sisteme si Apple CarPlay dhe Android Auto pa kabllo. Veçoritë “Simply Clever” të Skodës si mbajtëset për shishe, mbrojtës kundër borës, dhe hapsira praktike e bëjnë Elroq shumë funksional për përdorim të përditshëm.
6. Siguri dhe asistencë për drejtuesin
Me paketën “Travel Assist”, Elroq përfshin cruise control adaptiv, asistencë në trafik të dendur, frenim emergjent dhe monitorim të pikës së verbër. Opsione si parkimi automatik dhe kontrolli i makinës nga distanca rrisin më tej nivelin e teknologjisë në këtë model.
7. Hapësirë e bollshme në një format kompakt
Pavarësisht përmasave më të vogla, Elroq ofron 470 litra hapësirë në bagazh, që shkon deri në 1.580 litra me sediljet e pasme të palosura. Është një makinë që kombinon komoditetin me efikasitetin.
8. Çmim konkurrues për segmentin elektrik
Skoda synon që Elroq të jetë një prej SUV-ve elektrikë më të përballueshëm në Evropë, me çmime që fillojnë rreth 33,000 euro. Për shumë familje apo përdorues urbanë, kjo e bën Elroq një alternativë reale ndaj makinave me motor me djegie të brendshme.



