Skoda Slavia vetpm rreth 9.000 euro, por Evropa nuk do ta ketë
S

Skoda Slavia vetpm rreth 9.000 euro, por Evropa nuk do ta ketë

Skoda ka prezantuar në Indi Slavian e rinovuar, një sedan 4,54 metra të gjatë, pothuajse sa Octavia. Çmimi në Indi nis nga rreth 9.000 euro, megjithëse versioni i ri ende nuk ka çmim zyrtar.

Makina ofron motorë 1.0 TSI me 115 kuaj fuqi dhe 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi, ndërsa pajisjet përfshijnë ekran digjital, kamera 360°, Apple CarPlay, Android Auto dhe madje sedilje me funksion masazhi. Ka edhe 6 airbagë dhe 5 yje në testet Global NCAP.

Slavia nuk do të vijë në Evropë, sepse është zhvilluar kryesisht për tregun indian dhe prodhohet me deri në 95% pjesë lokale. Adaptimi me standardet evropiane do t’ia rriste ndjeshëm çmimin.

TË FUNDIT