Skuadra e madhe zyrtarizon Oliver Solbergun për vitin 2026
S

Skuadra e madhe zyrtarizon Oliver Solbergun për vitin 2026

Pas largimit të Kalle Rovanperas nga Toyota, fansat e rally-t prisnin të dinin se kush do ta zëvendësonte. Një ditë pas Rally Japan 2025, Toyota Gazoo Racing zyrtarisht njoftoi përbërjen e pilotëve për sezonin 2026.

Siç pritej, Toyota ka angazhuar Oliver Solberg, 24-vjeçarin që ka shkëlqyer këtë vit duke fituar Rally Estonia me makinë Rally1 dhe më pas duke u shpallur kampion botëror në WRC2 me Toyota GR Yaris Rall2.

Solberg, djali i kampionit botëror të vitit 2003, Petter Solberg, shprehu entuziazmin e tij.

“Tani kam mundësinë të kthehem në klasën më të lartë të WRC-së – një ëndërr e vërtetë. Ka shumë për të mësuar, por do të japim gjithçka dhe do të shijojmë garën”.

Pjesa tjetër e ekipit mbetet e pandryshuar: Elfyn Evans, Takamoto Katsuta dhe Sami Pajari do të garojnë në të gjithë kalendarin e 2026, ndërsa Sebastien Ogier do të ketë një program të kufizuar në gara të përzgjedhura.

TË FUNDIT