Sonte në kuadër të Kampionatit Botëror për Klube, priten të zhvillohen dy takime mjaft interesasnte.
Në fushë do të zbresin ish-kampionët e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve, Manchester City, i Pep Guardiolës, shkruan AutoPortali.
Skuadra angleze do të përballet ndaj Wydad nga Maroko, takim ky që nis nga ora 18:00.
Tri orë më vonë, në terren zbresin edhe yjet e Real Madridit, që luajnë ndaj skuadrës arabe, Al Hilal.
Dueli nis nga ora 21:00.




