Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligën e Kosovës
S

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligën e Kosovës

Sot (e hënë) do të përmbyllet xhiroja e parë e edicionit 2025/26 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, e cila pritet të fillojë në orën 16:30.

Kampionati i ri startoi të dielën me katër përballje, ku nuk munguan surprizat, transmeton AutoPortali.

Prishtina arriti fitore të ngushtë 3-2 në udhëtim ndaj Dukagjinit, ndërsa Prishtina e Re befasoi me një fitore bindëse 4-0 ndaj Malishevës.

Ndeshja mes Drenicës dhe Llapit në Skenderaj përfundoi pa gola (0-0), kurse Drita u mposht minimalisht nga Ferizaj me rezultat 1-0.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot në Gjilan, ku skuadra vendase përballet me kampionin në fuqi, Ballkanin.

Kjo sfidë pritet të jetë mjaft interesante, pasi Ballkani synon të lërë pas zhgënjimin nga eliminimi në garat evropiane. /AutoPortali

TË FUNDIT