Juventusi shënoi fitore 2:0 ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve, por trajneri Luciano Spalletti nuk u shfaq i kënaqur me paraqitjen në pjesën e parë.
Kosovari Edon Zhegrova startoi ndeshjen, por u zëvendësua menjëherë pas pushimit.
Spalletti e cilësoi lojën e 45 minutave të para si “të turpshme”, duke theksuar se skuadra u përmirësua vetëm në pjesën e dytë, ku tregoi më shumë qetësi dhe organizim.
Ai shtoi se Juventusit ende i mungon një mbrojtës i djathtë dhe se lojtarët duhet të përshtaten me taktikat e reja.
Ndeshja shënoi debutimin e Zhegrovës si titullar me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.



