Spiaggina, vetura e re elektrike për pushime në plazh
S

Spiaggina, vetura e re elektrike për pushime në plazh

Një veturë elektrike katër-rrotëshe, me pamje prej “makine flluskë”, e prodhuar nga kompania zvicerane Micro, po tërheq vëmendjen e adhuruesve të automjeteve të vogla dhe elegante.

Modeli më i ri, Spiaggina, është një version i ri i prezantuar vitin e kaluar nga Microlino – makina elektrike e vogël që hyri në treg për herë të parë në vitin 2022.Dizajn i frymëzuar nga bregdeti italian

Spiaggina, e projektuar si mjeti ideal për lëvizje nëpër qytetet bregdetare, vjen në dy ngjyra të veçanta: Portofino Blue dhe Sardinia Sage, që evokojnë atmosferën e rivierës italiane. Me një motor elektrik 17 kuaj fuqi, Spiaggina arrin një shpejtësi maksimale prej 90 km/h.Dizajni i saj shkruan The Sun, përfshin një derë që hapet nga pjesa e përparme, drita të vendosura në pjesën e jashtme, si dhe një bagazh të vogël për nevoja të përditshme.

Çatia prej kanavace mund të hiqet plotësisht, po ashtu edhe dritaret anësore dhe të pasme, duke lejuar që pasagjerët të ndiejnë freskinë e detit gjatë vozitjes.Brendësi elegante dhe materiale miqësore me ambientin

Kabina e Spiaggina-s ofron një dizajn minimalist por elegant. Sediljet janë të veshura me lëkurë vegane me dy ngjyra dhe janë rezistente ndaj lagështisë, pasi materiali është i njëjtë me atë që përdoret në jahtet lundruese.

Me një bateri prej 10.5 kWh, kjo makinë mund të përshkojë deri në 177 kilometra me një karikim të vetëm. Ndërsa për ta karikuar plotësisht në një prizë shtëpiake, mjaftojnë katër orë.

Pajisje shtesë dhe planet për të ardhmen

Kompania ofron gjithashtu paketën opsionale Cool and Connect, e cila përfshin sistem klimatik, mbajtëse për telefon dhe altoparlant Bluetooth.

Çmimi i kësaj pakete ende nuk është bërë publik, por modeli Spiaggina në versionin standard të mesëm kushton rreth 21,377 £.Pas suksesit të modelit Microlino në rrugët britanike vitin e kaluar, kompania ka në plan të bashkëpunojë me autoritetet në qytete të mëdha si Londra, për të ofruar flota të këtyre automjeteve për qira, ngjashëm me biçikletat dhe skuterët elektrikë.

Kompania Micro Mobility Systems, e themeluar nga shpikësi zviceran Wim Ouboter në vitin 1997, ka shitur mbi 50 milionë skuterë në më shumë se 30 modele, duke gjeneruar mbi 600 milionë funte në të ardhura.

Spiaggina vjen si një hap tjetër i natyrshëm në vizionin e Ouboter për transport të përditshëm më të lehtë, më ekologjik dhe më argëtues. /AutoPortali

TË FUNDIT