Stuhi, breshër e vërshime në Serbi, vdes një grua
S

Stuhi, breshër e vërshime në Serbi, vdes një grua

Era e fuqishme, breshëri dhe vërshimet shkaktuan kaos të martën në Serbi. Një grua vdiq, pasi një dru u rrëzua mbi veturën e saj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se gruaja vdiq në qytezën veriore, Sombor. Ekipet e shpëtimit u desh që të evakuonin disa persona në atë zonë.

Nga stuhia u goditën edhe Bosnja e Kroacia, raporton agjencia “Reuters”.

Vërshimet përfshinë disa lagje edhe në qytetin jugor të Serbisë, Novi Pazar, ku autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Për reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër e vërshime, u raportuar edhe në disa zona të tjera, përfshirë kryeqytetin Beograd, ku një pjesë e një parkingu u shemb në një gropë.

Kokrrat e breshrit me madhësi të arrës gjithashtu dëmtuan prona e të mbjella në qytezën kosovare, Hani i Elezit, sipas raportimit të mediave në Kosovë.

TË FUNDIT