Dëmet e shkaktuara nga një stuhi kanë detyruar organizatorët të bëjnë ndryshime të vogla në itinerarin e garës WRC Rally Islas Canarias, që do të zhvillohet më vonë këtë muaj.
Muajin e kaluar, Ishujt Kanarie u goditën nga stuhia Therese, e cila solli erëra të forta dhe reshje të dendura, duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje energjie, mbyllje rrugësh dhe rrëshqitje dheu.
Edhe pse pjesa më e madhe e itinerarit të planifikuar për raundin e katërt të sezonit 2026 (23-26 prill) mbeti e paprekur, organizatorët u detyruan të ndryshojnë programin e etapës së së premtes.
Etapa Valleseco – Artenara1 është shkurtuar me 2 km dhe tani ka gjatësi 13.13 km. Etapa Tejeda – San Mateo (20.69 km) është zhvendosur më herët në rendin e garës, ndërsa etapa Morgan – La Aldea (21.80 km) do të zhvillohet në drejtim të kundërt dhe do të jetë e fundit në atë cikël.

Programi për të shtunën dhe të dielën mbetet i pandryshuar.
Më herët, organizatorët kishin njoftuar edhe një tjetër ndryshim: gara nuk do të nisë më në pistën e njohur Circuito Islas Canarias, por me një super special në stadiumin e Gran Canarias në Las Palmas, ku do të ketë gara paralel mes pilotëve.
Kjo etapë do të zhvillohet dy herë gjatë dy ditëve të para, duke zëvendësuar gjithashtu etapën e planifikuar në qytetin e Las Palmas.



