Një veturë e tipit Mercedes G63 i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro është sekuestruar të hënën në Suharekë.
Sipas njoftimit, sekuestrimi i automjetit është bërë nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me kërkesë të autoriteteve gjermane, përcjell AutoPortali.
Bëhet e ditur se ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet. Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës.