Për klubet e sapopromovuara në Premierligë, qëndrimi në elitën e futbollit anglez është një sfidë e madhe. Në dy sezonet e fundit, të gjitha skuadrat e promovuara kanë rënë menjëherë nga liga, një fenomen që ndodhi vetëm një herë më parë në historinë e Premierligës, duke treguar thellimin e hendekut financiar dhe cilësor mes Premierligës dhe Championshipit.
Për të shmangur rënien, klubet shpesh detyrohen të investojnë shuma të mëdha në merkato, duke sjellë lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare dhe përforcuar të gjitha repartet. Kjo ka bërë që disa skuadra të sapopromovuara të renditen ndër shpenzuesit më të mëdhenj në kampionat, shkruan AutoPortali.
Një shembull është Sunderland, i drejtuar nga Granit Xhaka, që renditet i dyti për shpenzimet më të mëdha, me synimin për të siguruar stabilitet në Premierligë, edhe nëse kjo kërkon investime të mëdha çdo sezon. Megjithatë, historia tregon se shpenzimet e mëdha nuk janë gjithmonë garanci për sukses. Sfida mbetet gjetja e ekuilibrit mes investimeve dhe krijimit të një skuadre konkurruese që mund t’i bëjë ballë ritmit të shpejtë të Premierligës.





