Sunderlandi me shpenzime marramendëse vetëm për mbijetesë në Premier League
S

Sunderlandi me shpenzime marramendëse vetëm për mbijetesë në Premier League

Për shumicën e klubeve të promovuara në Premierligë, objektivi kryesor mbetet mbijetesa. Megjithatë, disa hyjnë me ambicie dhe investime të mëdha që në merkato.

Në dy sezonet e fundit, të gjitha klubet e sapo promovuara kanë rënë menjëherë nga kategoria, një fenomen i rrallë në historinë e Premierligës, që tregon vështirësitë e mbijetesës mes diferencave të mëdha me Championshipin, transmeton AutoPortali.

Për të konkurruar, skuadrat shpesh bëjnë shpenzime të konsiderueshme. Sunderland, pas ngjitjes në Premierligë sezonin e kaluar, ka investuar rëndë, duke transferuar yje si Granit Xhaka dhe Habib Diarra.

Sipas Transfermarkt, Nottingham Forest mban rekordin me 155.2 milionë euro të shpenzuara pas promovimit në sezonin 2021/22, duke siguruar mbijetesën në vendin e 17-të.

Sunderland ndodhet në vend të dytë me 153 milionë euro, pasuar nga Aston Villa (148.6 milionë), Burnley (125.7 milionë), Ipswich dhe Southampton, të cilat, pavarësisht investimeve, ranë sërish nga kategoria.

Ndërkohë, klube si Wolves dhe Leeds kanë arritur të mbijetojnë me buxhete më modeste. Edhe pse shpenzimet nuk janë garanci suksesi, Sunderland duket i vendosur të bëjë gjithçka për të qëndruar në elitë.

TË FUNDIT