Superjahti “Yas”, një nga jahtet më të mëdha dhe më të veçantë në botë, është ankoruar sot në Portin e Durrësit.
Me gjatësi 141 metra dhe dizajn që ngjan me formën e një delfini, “Yas” tërheq vëmendje për arkitekturën e tij moderne dhe strukturën e gjerë të xhamtë, raporton ATSH.
Ndërtuar fillimisht si një fregatë ushtarake holandeze, anija u transformua në një jaht luksi nga ADM Shipyards në Abu-Dabi, përcjell AutoPortali.
Jahti mund të akomodojë mbi 60 mysafirë dhe ka një ekuipazh prej rreth 56 personash.
Me dy motorë MTU dhe shpejtësi deri në 26 nyje, “Yas” është një shembull i teknologjisë dhe dizajnit bashkëkohor në industrinë e jahteve.
Vizita e tij në Portin e Durrësit pasqyron rritjen e ndalesave të jahteve ndërkombëtare në bregdetin shqiptar dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve portuale.