Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publike kalendarin e javës së tretë të Superligës, ku të gjitha ndeshjet, me përjashtim të njërit takim, do të zhvillohen të dielën më 1 shtator, duke filluar nga ora 16:30.
Për shkak të angazhimeve të skuadrës së Dritës në garat ndërkombëtare të UEFA-s, sfida e saj ndaj Llapit është shtyrë për të hënën, më 2 shtator.
Ja takimet e javës së tretë:
Të dielën, ora 16:30:
Gjilani vs. Prishtina
Malisheva vs. Dukagjini
Ferizaj vs. Ballkani
Drenica vs. Prishtina e Re
Të hënën, ora 16:30:
Llapi vs. Drita


 
                                    

