Surpriza nga Nissan, Rogue Platinum 2026 me çmim më të ulët
S

Surpriza nga Nissan, Rogue Platinum 2026 me çmim më të ulët

Paketa e re “Dark Armor” dhe një surprizë pozitive në çmimin e versionit më të shtrenjtë, e bëjnë SUV-n praktik të Nissan-it edhe më tërheqës për vitin 2026.

Në një kohë kur diskutimet për tarifat po e kthejnë çmimin e veturave në një lojë spekulimesh, shumë prodhues po vonojnë publikimin e listës së re të çmimeve.

Por Nissan e ka bërë të qartë: Rogue, SUV-ja më e vlerësuar në klasën e vet, vazhdon të prodhohet në SHBA-të paktën shumica e modeleve dhe tashmë ka bërë publike çmimet dhe një version të ri për vitin 2026. Dhe lajmi është i mirë.

Shumica e versioneve të Nissan Rogue do të kenë vetëm një rritje prej 200 dollarësh për vitin e ardhshëm. Modeli bazë Rogue S me lëvizje në rrotat e përparme do të kushtojë 30,180 dollarë, përfshirë edhe tarifën e destinacionit prej 1,390 dollarësh, shkruan motortrend, transmeton AutoPortali. 

Rogue SV nis nga 31,180 dollarë, ndërsa Rogue SL nga 36,680. Shtesa për versionin me tërheqje në të katër rrotat do të jetë 1,400 dollarë për secilin model. Ndërkohë, versioni Rock Creek, që vjen standard me AWD, do të kushtojë 35,080 dollarë.

Njëri… më i lirë?

Versioni më i shtrenjtë, Rogue Platinum, përbën një përjashtim. Është i vetmi që prodhohet jashtë vendit, në Japoni, dhe për çudi, çmimi i tij zbret me 1,000 dollarë, në 40,380 dollarë, me tërheqje në të katër rrotat përfshirë. (Tarifa? Cilët tarifa?) Sipas Nissan-it, ky version nuk ka pësuar ndryshime krahasuar me vitin 2025, dhe asnjë pajisje standarde nuk është hequr. Thjesht, çmimi ka rënë.

Paketa e re “Dark Armor”

Megjithatë, nuk është se nuk ka fare ndryshime. Një version i ri i quajtur Dark Armor i bashkohet linjës për 2026. I bazuar mbi nivelin SV, ky variant vjen me badge, grilë, pasqyra, tavan dhe shtylla dyersh të zeza, si dhe me rrota 19-inçëshe gjithashtu të zeza.

Në paketë përfshihen edhe kamera parkimi 360°, tavan panoramik, ulëse dhe timon të ngrohur, si dhe tapiceri imitim lëkure. Si SV, edhe ky version do të ofrohet me lëvizje para apo të gjitha rrotat, ndryshe nga Rock Creek që ka vetëm AWD. Çmimi ende nuk është shpallur, por pritet të jetë më i lartë se SV dhe më i ulët se Rock Creek dhe SL.

Rogue vazhdon të renditet lart për hapësirën në kabinë, integrimin me shërbimet Google dhe motorin e fuqishëm turbo me tre cilindra. Megjithatë, mbetet dëshirë një version hibrid dhe pak më shumë qetësi në ngasje.

Vitin e kaluar, Rogue pati një tërheqje (recall) për motorin VC Turbo me kompresion variabël. Nissan ka sqaruar se të gjitha modelet e vitit 2026 do të dalin nga fabrika me përditësimin e ri për njësinë e kontrollit të motorit (ECU), ndërsa për veturat ekzistuese, serviset do të kontrollojnë karterin e vajit për ndonjë mbetje.

Nëse po e mendon ta blesh…

Rogue 2026 tashmë ka nisur të arrijë në sallonet e shitjes – dhe meqë ndryshimet janë minimale, ndoshta është momenti për të kapur një marrëveshje të mirë për modelet e 2025-ës.  /AutoPortali

TË FUNDIT