Sylvinho mund të largohet nga drejtimi i Kombëtares shqiptare. Trajneri i kuqezinjve ka mundësi punësimi në SHBA, aty ku Inter Miami po mendon të ndajë rrugët me teknikun aktual, Tata Martino.
Trajneri 61-vjeçar do të njoftojë dorëheheqjen nga momenti në moment. Në krahun tjetër, klubi amerikan ka nisur punën për të gjetur pasuesin.
Sipas “Mundo Deportivo”, në listën e Inter Miamit është edhe trajneri i Shqipërisë Sylvinho. Megjithatë, braziliani do të ketë një garë të vështirë pasi aty është edhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi.

Por, presidenti i David Beckham ka një simpati të madhe për Sylvinhon, gjë që e favorizon këtë të fundit për të drejtuar yjet si: Leo Messi, Suarez, Busquets dhe Alba. Pritet të shihet ç’do të ndodhë me Sylvinhon dhe nëse ai do të vendosë të largohet nga Shqipëria.



