Vendi i fundit në grup, rënia një ligë më poshtë në Ligën e Kombeve, apo loja e shfaqur e Shqipërisë, i ka lënë një shije të hidhur ambientit rreth Kombëtares.
Të gjitha këto i kanë nxitur edhe spekulimet rreth të ardhmes së përzgjedhësit Sylvinho në krye të Kombëtares kuqezi.
Dje (të enjten) u spekulua se ai do të marrë drejtimin w skuadrës amerikane Inter Miami, por bazuar në atë që braziliani tha pas humbjes nga Ukraina, diçka e tillë nuk do të ndodhë.
“Sigurisht. Nuk ndryshon asgjë. Kemi bërë kualifikuese të mira, ndërkohë tani një vit më vonë, kemi bërë keq. Duhet të përmirësohemi, kemi vend për t’u rritur dhe me objektivin për Botërorin, që do të ishte çmenduri. Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj. Më vjen keq për rezultatin e fundit, por nuk mund ta hedhim poshtë të gjithën. Për t’u përmirësuar po”, tha Sylvinho.



