Të dielën “bie perdja” e kampionatit të sivjetmë
T

Të dielën “bie perdja” e kampionatit të sivjetmë

Me dy garat në auto sllallom me veturat elektrike dhe dy në karting sllallom, të cilat mbahen të dielën në parkingun jugor të qendrës tregtare “Prishtina Mall”, përfundon kampionati i sivjetmë i Kosovës në automobilizëm.

Sipas kalendarit, garat ishin planifikuar të mbahen të dielën e kaluar, por u shtynë për shkak të motit me shi.

Prandaj, të dielën (2 nëntor), do të qartësohet gjithçka edhe për sa i përket renditjet përfundimtare në këto dy disiplina tek të dyja konkurrencat, meshkuj dhe femra.

TË FUNDIT