Të dielën, Drag Race 3, e fundit për këtë vit – agjenda
T

Të dielën, Drag Race 3, e fundit për këtë vit – agjenda

Të dielën, më 19 tetor, mbahet gara e tretë në Drag Race 3, e fundit për këtë vit në këtë disiplinë.

Për shkak të parashikimit të motit me shi që pritet të jetë të shtunën, është vendosur që gara të mbahet vetëm të dielën dhe kjo ka bërë që agjenda të jetë pak më ndryshe në krahasim me të kaluarën.

Gjithçka nis në orën 07:30 kur në pikën e karburantit “Shell” në Sllatinë bëhet regjistrimi për garë, pajisja me numrat startues, verifikimi i dokumentacionit e kontrollimi teknik i veturave, procedura këto që duhet të përfundojnë deri në orën 09:00.

Më pas kalohet në pistë, ku në orën 09:45 është brifingu me garues, ndërsa në orën 10:00 nisin kualfikimet, të cilat përbëhen nga dy vozitje në të cilat secilës veturë do t’i matet koha dhe do t’i përcaktohet klasa.

15 minuta pas përfundimit të tyre, publikohen rezultatet kualifikuese, formohen klasat dhe lista startuese.

Pas 15 minutave të tjerë nis gara Drag Race 3, ndërsa 30 minuta pas përfundimit të saj  bëhet publikimi i rezultateve, shpallja e fituesve dhe ndarja e shpërblimeve.

 

TË FUNDIT