Një aksident është regjistrua paraditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë e tonazhit të rëndë dhe një motor. Sipas raportimeve paraprake shkak i aksidentit ka qene një parakalim i motorit.
Kur motomjeti ka tentuar të parakalojë, makina me kilometrazhë të rëndë e ka përplasur motorin duke e nxjerrë anash rrugës, raporton Noa.al, transmeton AutoPortali.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët po udhëtonin në motor. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.



