Tesla del në shina dhe goditet nga treni, shoferi fajëson “Full Self-Driving”
T

Tesla del në shina dhe goditet nga treni, shoferi fajëson “Full Self-Driving”

Një drejtues i një Tesla Model 3 në Pensilvani pretendon se makina e tij, derisa përdorte funksionin “Full Self-Driving”, doli nga rruga dhe përfundoi mbi shinat e trenit. Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.

Sipas raportimeve, automjeti kishte lëvizur për rreth 40-50 metra larg shinave, derisa një tren kaloi dhe goditi pasqyrën e makinës. Për të shmangur dëme të mëtejshme, u përdor një vinç për ta larguar automjetin nga vendngjarja.

Zjarrfikësit konfirmuan se nuk pati të lënduar, por ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit “Full Self-Driving” dhe përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit. Hetimet mbi incidentin vijojnë.

TË FUNDIT