Tesla Model Y, vetura shkon vetë te klienti (VIDEO)
T

Tesla Model Y, vetura shkon vetë te klienti (VIDEO)

Elon Musk ka bërë të ditur një zhvillim të madh në teknologjinë e automjeteve autonome, duke shpallur dorëzimin e parë të një Tesla Model Y pa asnjë person në bord dhe pa kontroll të largët.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Musk tha se automjeti udhëtoi vetë nga fabrika deri në shtëpinë e klientit, duke përfshirë edhe udhëtimin në autostrada, pa ndërhyrje njerëzore në asnjë moment.

“Dorëzimi i parë plotësisht autonom sapo u krye një ditë para afatit. Pa asnjë person brenda, pa kontroll nga distanca. Një arritje historike! Sa dimë ne, është hera e parë që një makinë kryen një udhëtim të tillë në rrugë publike pa ndihmë njerëzore,” shkroi Musk.

Inxhinieri i Tesla, Ashok Elluswamy, publikoi një video që dokumenton të gjithë rrugëtimin nga fabrika në Teksas, ku Model Y arriti shpejtësi deri në 116 km/h.

Ky zhvillim shënon një moment kyç për industrinë e automjeteve autonome, edhe pse aktualisht vetëm disa kompani si Waymo dhe Aurora janë të licencuara për testime të tilla në autostrada në Teksas. Tesla duket se është gjithnjë e më afër realizimit të vizionit të saj për vetura që drejtohen plotësisht nga inteligjenca artificiale.

 

TË FUNDIT