Tesla ndryshon lojën, Model 3 dëshmon qëndrueshmërinë e veturave elektrike
T

Tesla ndryshon lojën, Model 3 dëshmon qëndrueshmërinë e veturave elektrike

Tesla ka sjellë një rast që ndryshon perceptimin për makinat elektrike. Një Model 3 në Australi ka kaluar mbi 409.000 kilometra, duke ruajtur 88–90% të kapacitetit të baterisë.

Ky rezultat u konfirmua nga një kontroll teknik në një ofiçinë në Port Kennedy, duke treguar se makina mbetet jashtëzakonisht funksionale edhe pas një përdorimi kaq intensiv.

Sipas Reportmotori, Tesla, që prej fillimit ka qenë lider në zhvillimin e automjeteve elektrike, ka fituar terren në treg global, duke rritur pranueshmërinë e kësaj kategorie, transmeton AutoPortali.

Megjithatë, automjetet elektrike shpesh kritikohen për autonominë më të ulët se pritjet dhe për rënien e shpejtë të performancës së baterisë pas përdorimit afatgjatë. Rasti australian tregon të kundërtën.

Model 3, një nga modelet më të njohura të markës amerikane, ka përmasa 4.72 metra gjatësi, 1.85 metra gjerësi dhe 1.44 metra lartësi, me kapacitet për pesë persona.

Ajo vjen me motor 283 kuaj fuqi, shpejtësi maksimale 201 km/h dhe autonomi prej 513 km. Çmimi në Itali nis nga 41.376 euro.

Përdoruesi australian që punon me Uber e ka çuar makinën përtej kufijve të zakonshëm, duke treguar se një Tesla Model 3 mbetet konkurruese edhe pas qindra mijëra kilometrave.

Ky rast përbën një nga dëshmitë më të forta të qëndrueshmërisë së makinave elektrike të Tesla-s. /AutoPortali 

TË FUNDIT