Tiranë: Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 66 të proceduar, 108 makina të bllokuara
T

Tiranë: Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 66 të proceduar, 108 makina të bllokuara

Policia Rrugore e Shqipërisë ka rritur ndjeshëm kontrollet në akset rrugore të kryeqytetit, duke angazhuar teknologjinë më të fundit dhe patrullime të vazhdueshme 24/7 me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes akustike nga automjetet me modifikime të paligjshme, shkruan AutoPortali.

Sipas një njoftimi zyrtar, gjatë dy javëve të fundit janë evidentuar një sërë shkeljesh të rënda:

77 qytetarë janë proceduar penalisht për parkim të gabuar që ka penguar qarkullimin. Automjetet janë tërhequr me mjet ngritës.

66 shtetas janë arrestuar ose proceduar, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, apo për shkelje të tjera të kodit rrugor.

5 persona tentuan të korruptonin policinë për të shmangur ndëshkimin dhe ndaj tyre është nisur procedim penal.

3 persona në kërkim janë ndaluar gjatë kontrolleve rutinë.

108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

53 leje drejtimi janë pezulluar, për arsye të ndryshme që lidhen me shkelje të rënda.

33 raste janë evidentuar për transport të paligjshëm të pasagjerëve, përfshirë përdorimin e taksive pa licencë apo autobusa jashtë destinacionit të lejuar.

Policia Rrugore bën thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës – drejtues automjetesh, motoçikletash, biçikletash, këmbësorë dhe përdorues të mjeteve alternative si monopatinat.

TË FUNDIT