Tjetër tërmet në Shqipëri, këtë herë me magnitudë 3.1 ballë
T

Tjetër tërmet në Shqipëri, këtë herë me magnitudë 3.1 ballë

Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter goditi jugperëndimin e Shqipërisë këtë të enjte, rreth orës 13:51, transmeton AutoPortali.

Sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra u regjistrua 17 kilometra në juglindje të Patosit, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, duke e bërë tërmetin relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm për banorët e zonës.

Lëkundjet janë ndjerë në Fier, Patos dhe Ballsh, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Ky është një prej disa tërmeteve që janë ndjerë në Shqipëri gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe atë me magnitudë 4.2 rihter, që u regjistrua pranë Fushë Krujës. /AutoPortali

TË FUNDIT