Toyota heq “bZ4X”, prezanton modelin elektrik të ri “bZ” për vitin 2026 me çmim më të ulët
T

Toyota heq “bZ4X”, prezanton modelin elektrik të ri “bZ” për vitin 2026 me çmim më të ulët

Toyota ka vendosur të thjeshtojë emrin e crossover-it të saj elektrik për vitin 2026. Modeli që deri tani njihej si bZ4X, tashmë do të quhet thjesht bZ.

Ndoshta emri i mëparshëm ishte shumë i ndërlikuar për konsumatorët, ndoshta ka arsye të tjera por një gjë është e sigurt: modeli i ri vjen jo vetëm me një emër më të shkurtër, por edhe me një çmim më të ulët në pjesën e poshtme të gamës, shkruan Car and Driver, transmeton AutoPortali.

Çmime më konkurruese për modelin bazë

Modeli bZ XLE me traksion në rrotat e përparme (FWD) dhe bateri standarde prej 57.7 kWh do të nisë nga 36,350 dollarë, një ulje prej 2170 dollarësh krahasuar me modelin e vitit 2025. Ata që duan më shumë autonomi mund të zgjedhin bZ XLE Plus, që vjen me një bateri më të madhe prej 74.7 kWh, duke e rritur çmimin me 3000 dollarë. Shtimi i sistemit AWD (traksion në të katër rrotat) rrit çmimin me 2000 dollarë të tjera, duke e çuar çmimin total të XLE AWD në 41,350 dollarë.

Modelet “Limited” shtrenjtohen

Ndryshe nga linja XLE, versionet më të shtrenjta Limited nuk ndjekin të njëjtin trend uljeje. Limited me traksion përpara kushton 44,750 dollarë, që është 1500 dollarë më shumë se modeli i vitit të kaluar. Ndërkohë, Limited AWD shkon në 46,750 dollarë.

Më shumë fuqi, më shumë distancë dhe akses në rrjetin Tesla

Përveç ndryshimit të emrit dhe çmimit, Toyota ka përmirësuar ndjeshëm teknologjinë në modelin bZ 2026. Tani të gjitha versionet do të vijnë të pajisura me portë karikimi NACS, duke u mundësuar përdoruesve të qasjen në rrjetin Supercharger të Tesla-s.

Bateritë e reja dhe motorët elektrikë të përmirësuar kanë sjellë rritje si në fuqi, ashtu edhe në autonomi. Modeli me diapazonin më të madh është XLE Plus FWD, që ofron deri në 314 milje autonomi. Në anën tjetër, versioni bazë XLE me bateri standarde ka autonominë më të ulët në gamë, me 236 milje.

TË FUNDIT