Trajneri i Baselit tregon arsyen se përse e la në stol Xherdan Shaqirin në fillim të ndeshjes
T

Trajneri i Baselit tregon arsyen se përse e la në stol Xherdan Shaqirin në fillim të ndeshjes

Xherdan Shaqiri befasoi duke mos e nisur si titullar ndeshjen e së dielës të Baselit ndaj Laussanes në “St. Jakob-Park”.

Kampioni i Zvicrës vazhdoi serinë negative në shtëpi, pasi për ndeshjen e tretë radhazi nuk arriti të shënojë gol, me takimin e Superligës që u mbyll pa gola.

Shaqiri u aktivizua në pjesën e dytë dhe pati rastin më të mirë të ndeshjes, por nuk arriti ta shfrytëzojë, duke bërë që Baseli të mos marrë fitoren e pritur para tifozëve të vet.

Pas takimit, trajneri Ludovic Magnin shpjegoi vendimin për ta lënë kapitenin në stol. “Pas ndeshjes me Aston Villan kemi diskutuar për gjendjen e tij fizike dhe muskulare.

Pas analizimit të të dhënave, vendosëm që të luajë si zëvendësues”, deklaroi Magnin.

Tekniku i Baselit pranoi se skuadrës i mungoi pasimi i fundit dhe vetëbesimi për ta zhbllokuar ndeshjen, duke lënë të kuptohet se mungesa e Shaqirit nga minuta e parë u ndje dukshëm në aspektin ofensiv.

Baseli vazhdon të mbetet i varur nga forma e Xherdan Shaqirit, pasi çdo rënie fizike ose mungesë e tij reflektohet menjëherë në rezultatet dhe kreativitetin e ekipit.

Pas 17 xhirove, skuadra renditet në vendin e katërt me 28 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual. /AutoPortali

TË FUNDIT