“Trajneri i shkarkimeve”, Pioli përshëndetet edhe me Fiorentinën

“Trajneri i shkarkimeve”, Pioli përshëndetet edhe me Fiorentinën

Klubi i Fiorentinës ka marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian Stefano Pioli, pas një ecurie shumë të dobët në këtë fillim sezoni.

Sipas raportimeve të “Sky Sport Italia”, Pioli është zyrtarisht i liruar nga detyra dhe njoftimi pritet të konfirmohet nga klubi gjatë orëve në vijim.

Përkohësisht, stolin e “Violas” do ta marrë Daniele Galloppa, trajneri aktual i ekipit U20, i cili do të udhëheqë skuadrën deri në emërimin e trajnerit të ri.

Pas 10 javëve në Serie A, Fiorentina ende nuk ka arritur asnjë fitore dhe ndodhet në fundin e renditjes, situatë që ka detyruar drejtuesit të ndërhyjnë me ndryshime në pankinë. /AutoPortali

TË FUNDIT