Policia e Kosovës ka njoftur se një aksident trafiku ka ndodhur rreth dje në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, përcjell AutoPortali.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se 3 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Luan Haradinaj’ në Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Rugova /AutoPortali/



