Tre të lënduar dhe tre të arrestuar mbrëmë para ndeshjes FC Drita – FC Copenhage
T

Tre të lënduar dhe tre të arrestuar mbrëmë para ndeshjes FC Drita – FC Copenhage

Ndeshja historike për futbollin Kosovar, FC Drita – FC Copenhagen, filloj në mënyrën më të keqe të mundshme.

Një grup të tifozëve nga Drita janë rrahur me një grup tifozësh të skuadrës së Danimarkës te cilët erdhën të përcjellin ndeshjen e skuadrës së Copenhagen ndeshje kjo e cila isht e vlefshme për fazën e tretë të kualifkimeve për Champions League.

Si shkak i kësaj përleshje, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe tre të tjerë janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në stacion të policisë.

Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Dje rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete.

Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontrolle, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor” – ka thënë Pllana

Ndeshja u zhvillua në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa u eliminua Drita nga kualifikimet për Champions League, ndërsa tani do të vazhdojë aventurën e tyre evropiane në fazën e tretë të Europa League. /AutoPortali

TË FUNDIT