Një aksident trafiku me lëndime raportohet se ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq, përcjell AutoPortali.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Avni Zaiti, i cili tha se të përrfshira ishin tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona“, ka thënë Zaiti /AutoPortali/




