Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte janë raportuar tri raste zjarri në zona të ndryshme të vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, një nga vatrat është regjistruar në lagjen nr. 5 të bashkisë Kavajë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me shkurre. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u neutralizuan pa shkaktuar dëme të tjera.
Ndërkohë, një tjetër zjarr ka rënë në një automjet në rrugën “28 Nëntori”, në njësinë administrative nr. 10, në Tiranë. Edhe në këtë rast, ndërhyrja e ekipeve në terren bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Ministria ka konfirmuar se të gjitha vatrat janë shuar dhe situata është nën kontroll. /AutoPortali




