Tre zjarre aktive në Shqipëri
T

Tre zjarre aktive në Shqipëri

Aktualisht janë tre vatra zjarri aktive dhe dy nën monitorim në Shqipëri, raporton Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC.

Ternovë, Bulqizë: shtatë efektivë të MZSH monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit nga trungjet e thatë.

Kulumri dhe Lumi i Trunit, Fushë-Arrëz: Zjarri është shuar, por 50 forca të Forcave të Armatosura po punojnë për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen, raporton Tv Klan.

Mali i Bërzhitës, Ibë dhe Durisht: Vatra në terren të largët, pa rrezik për banesat ose zonën pyjore.

Damjan dhe Isufaj, Pezë-Helmë, Tiranë: Disa vatra të minimizuara po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikje përfundimtare, përcjell AutoPortali.

Parku Natyror Gërmenj, Leskovik: Situata e qetë pas ndërhyrjes së forcave dhe reshjeve të shiut.

Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të respektojnë masat për parandalimin e rreziqeve.

TË FUNDIT