Një tren periferik është përplasur me një automjet në një kalim hekurudhor në qytetin perëndimor të Patras në Greqi, pasditen e së enjtes, raportoi transmetuesi shtetëror grek ERT, transmeton AutoPortali.
Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar brenda në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e urgjencës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Anthia, një zonë ku një aksident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në prillin e kaluar, kur një tjetër tren goditi një automjet, duke lënë të plagosur drejtuesin e tij.
Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të vlerësuar nëse kalimi ka pasur sinjalistikën e nevojshme në momentin e ngjarjes. /AutoPortali



