Kampionia aktuale e basketbollit në Kosovë, Trepça, ka bërë një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.
Trepça njoftoi të hënën në mesnatë se ka nënshkruar kontratë me qendrën me përvojë amerikane, Shawn Jones, transmeton AutoPortali.
Jones, i cili mban edhe pasaportë kosovare dhe ka përfaqësuar më parë Kosovën në gara ndërkombëtare, konsiderohet lojtar vendor në skuadër.
33-vjeçari me gjatësi 203 cm njihet për ndikimin e tij në zonën e afërt të koshit. Kohët e fundit luajti në Venezuelë, ndërsa karrierën e ka zhvilluar në disa vende të ndryshme si Polonia, Sllovenia, Izraeli, Italia, Spanja, Kroacia dhe SHBA, duke u aktivizuar në skuadra të njohura dhe duke fituar trofe të rëndësishëm.
Në sezonin e kaluar, Jones u shpall kampion i Sllovenisë me Olimpijan, ndërsa gjatë karrierës ka fituar dy Kupa të Polonisë, një Kupë të Sllovenisë dhe një Kupë të Izraelit.
Jones mori pasaportën kosovare në qershor të vitit 2016 dhe debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në vitin 2018.
Ky është përforcimi i parë i Trepçës për sezonin e ri, duke i dhënë skuadrës një shtysë të fortë në garat që vijnë.




