Turistët pastrojnë plazhet, Rama: Shembull për qytetarinë
T

Turistët pastrojnë plazhet, Rama: Shembull për qytetarinë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndarë pamje nga një nismë e pastrimit të plazheve, ku turistë dhe qytetarë iu bashkuan vullnetarisht ekipeve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkive.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihen pushues vendas e të huaj duke kontribuar në pastrimin e hapësirave bregdetare.

Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese”, shkroi Rama në Facebook. /AutoPortali

TË FUNDIT