Edon Zhegrova po kalon një fillim të vështirë te Juventusi.
Për pesë ndeshje radhazi, ylli kosovar nuk ka marrë asnjë minutë lojë, megjithëse në katër përballjet e fundit ka qenë në bankën rezervë.
Sipas Tuttosport, Zhegrova ende nuk është plotësisht i gatshëm për të qenë pjesë e formacionit bazë.
“Ai ka ende rrugë për të bërë derisa të rikuperohet dhe të përshtatet plotësisht me kërkesat e Juventusit,” shkruan mediumi italian.
Megjithatë, 25-vjeçari pritet të jetë në listën e Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. /AutoPortali




