UEFA ka bërë të ditura vendet dhe oraret për ndeshjet e skuadrave kosovare në garat evropiane.
Drita dhe Malisheva do të luajnë takimet e para në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa Prishtina do të nisë ndeshjet jashtë.
Drita do të përballet me Differdangen më 8 korrik në ora 20:00 në Prishtinë, ndërsa ndeshja kthyese është më 15 korrik në Luksemburg transmeton AutoPortali.
LEXO EDHE:
Ekipet elitare të Kosovës, më të gatshëm se kurrë për garat evropiane
Prishtina do të luajë ndaj Sheriff Tiraspolit më 10 korrik në orën 19:00 në Tiraspol, ndërsa ora e ndeshjes së kthimit ende nuk është vendosur.
Malisheva do të nisë aventurën kundër Vikingur Reykjavik më 10 korrik në ora 17:00 në Prishtinë, kurse ndeshja e kthimit zhvillohet më 17 korrik në Reykjavik, me orarin që pritet të konfirmohet.
Ndërkaq, Ballkani do të hyjë në garë nga raundi i dytë kualifikues, për të cilin terminet do të publikohen së shpejti. /AutoPortali/




